Partia Demokratike ngre alarmin se 160 mësues rezultojnë të infektuar me Covid-19 në javën e dytë të vitit arsimor.
Ish-deputetja Albana Vokshi tha se pavarësisht situatës tejet shqetësuese, qeveria nuk ka marrë asnjë masë, duke fshehur rastet e arsimtarëve dhe të nxënësve të infektuar, për të mbuluar dështimin me hapjen e shkollave pa asnjë plan.
?Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit?.
Vokshi kërkon nga qeveria marrjen e masave elementare me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infektimeve.
?Të bëhen testime masive serologjike e tamponim. Të mos lejojë zhvillimin e mësimit në ato shkolla, ku nuk përmbushet asnjë kusht higjieno-sanitar. Të sigurojë dezinfektim për ambientet shkollore dhe maska falas për çdo mësues, si dhe për nxënësit e familjeve në nevojë. Të kontraktojë mësues shtesë për të lehtësuar barrën e rëndë shkatërruese për mësuesit, si dhe të shpërblejë mësuesit për çdo orë shtesë?.
Sipas demokratëve, në rreth 90% të shkollave mungojnë kushtet më elementare, si uji i rrjedhshëm dhe sapuni dhe nuk respektohet protokolli i sigurisë së shëndetit.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/